Pacientes tajlandeze i nxorën nga veshi shumëkëmbëshin e gjatë dhjetë centimetra (Foto)

E publikuar: 02/11/2018 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stafi i një spitali në Tajvan mbetën të hutuar, kur nga veshi i një pacienteje u nxor shumëkëmbëshi i gjatë dhjetë centimetra.

Gruaja 52-vjeçare shkoi të kontrollohej, pasi për disa ditë me radhë ankohej se i lëvizte diçka nëpër kanalin e veshit, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit me otoskop, Zu Zhenming që është kreu i repartit të otorinolaringologjisë, zbuloi insektin e panjohur.

Pasi hodhi sprei me anestetik, në mënyrë që ta parandaloi ndonjë kafshim prej insektit, mjeku përdori pincat që ta nxjerrtë jashtë – kur edhe u befasua me krijesën gjigante.

Zhengming ka bërë të ditur se pacientes nuk i është dëmtuar dëgjimi, apo t’i jetë dëmtuar ndonjë pjesë e kanali të veshit, sepse shkoi shumë herët që të kontrollohet.

Nuk dihet se kur i ka hyrë shumëkëmbëshi në vesh, por besohet se gjithçka ndodhi kur ishte më i vogël dhe u rrit me kohë. /Telegrafi/