Paçarizi: Hoti është legjitim por i pafuqishëm përballë Vuçiqit në dialog

E publikuar: 15/07/2020 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinionisti Rrahman Paçarizi, ka kritikuar ashpër deputetët e Kuvendit të Kosovës për mos ngritje të zërit rreth krimeve serbe të bëra në vend.

“Derisa doli Vasfije Krasniqi-Goodman të flasë publikisht rreth dhunimit që iu është bërë ne i kemi stigmatizu dhe nuk kemi dashtë të flasim publikisht për dhunimet që janë bërë, është faji i deputetëve që nuk e kanë ngritur zërin për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë”.

Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova theksoi se ka qenë e paevitueshme themelimi dhe votimi i Gjykatës Speciale nga deputetët.

Paçarizi mes tjerash foli edhe për takimin e nesërm në Bruksel mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sot e kemi një situatë reale dhe konkrete, nesër kryeministri do të takohet me presidentin e Serbisë, një takim i sponsorizuar nga Bashkimi Europian dhe një mbështetje disi e publikuar nga Amerika por nëse e vazhdon përplasja mes LDK-së dhe VV-së rreth legjitimitetit do të kemi telashe në përmirësimin e pozitës së Kosovës në nivelin ndërkombëtar”.

“Në takimin e nesërm pozicioni i Hotit është legjitim pasi që është zgjedhur nga votat e deputetëve të Kuvendit”.

“Është legjitim por a është i fuqishëm majftushëm nuk mendoj se është, por Hoti si profil është një profil teknik që nuk rrëshket në negociata” deklaroi Paçarizi.

Paçarizi mes tjerash deklaroi se takimin e nesërm e vështirëson intervistimi i presidentit Thaçi për ditën e katërt me radhë.

“Çështja që e bën më të vështirë pozicionin e Kosovës është se kur nis takimi në ora 16:00 presidenti i vendit do të jetë duke u intervistuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, kjo ka mjaftueshëm ndikim aty”.