Orteku i borës bllokon tunelin, punëtorët e mirëmbajtjes për pak sa nuk e pësojnë (Video)

E publikuar: 12/04/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti shokues një grup punëtorësh që merren me mirëmbajtjen e rrugëve për pak sa nuk e pësojnë, kur një ortek i fuqishëm i borës mbulon tunelin në të cilin po punonin.

Sasia e madhe e borës rrëshqet nga një kodër, dhe për disa minuta lëviz nëpër Tignes të Francës, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar nga Yves Queffeulou që punon si mirëmbajtës i rrugëve, i cili në ato momente gjendej në rrugë me kolegë duke tentuar të pastrojnë tunelin dhe rrugët nga bora.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse kjo pjesë konsiderohet si atraksion turistik ku mijëra pushues frekuentojnë Tignesin.