Opozita kërkon ndërprerjen e procesit të ngritjes së Gjykatës së Posaçme

E publikuar: 03/06/2015 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre liderët e partive politike në opozitë, kanë kërkuar nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore në Kosovës, që të ndërpriten menjëherë të gjitha veprimet politike e institucionale në lidhje me amandamentin kushtetues, për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Arddhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë nënshkruar një letër publike, drejtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendës-kryeministrit të parë, Hashim Thaçi.

“Amendamenti kushtetues për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkon suspendimin e dispozitave kushtetuese lidhur me sovranitetin e pushtetit gjyqësor. Ju nuk keni as të drejtë kushtetuese juridike e as legjitimitet demokratik që të dorëzoni sovranitetin e Republikës”, thuhet në letrën e opozitës, në të cilë nënvizohet mes tjerash se “amendamenti kushtetues nuk duhet të sillet për votim në Kuvend”.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur në seancën e javës së kaluar të marrë në shqyrtim këtë amandament kushtetues. Me shumicë votash, ligjvënësit shtynë seancën me arsyetimin se janë në pritje të “dokumentacionit të kompletuar mbi këtë çështje”.1CCF06032015_00000