Opozita e vendosur të defunksionalizojë Kuvendin deri në përmbushjen e kërkesave

E publikuar: 23/09/2015 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një takim të atillë siç po e do kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka gjasa të ndodhë vetëm nëse kryeministri Mustafa i tërheq nënshkrimet nga 4 marrëveshjet e Brukselit.

Partitë opozitare thonë se një takim, qoftë me kryeministrin, qoftë me kryeparlamentarin, a me këdo tjetër, do ta pranonin vetëm nëse paraprakisht Isa Mustafa tërhiqet nga obligimet që i mori më 25 gusht, raporton KTV.

Kryetar i AAK-së thotë se situata po shkon vetëm duke u përkeqësuar, ndërsa Dardan Molliqaj i VV-së thotë se s’do të ketë funksionim të kuvendit e të qeverisë, pa u tërhequr nënshkrimet nga marrëveshjet.

Ndërsa për analistin Artan Muhaxhiri, këto kërkesa janë të pamundura dhe të parealizueshme dhe për këtë, sipas tij, janë të vetëdijshëm edhe ata që vetë po e kërkojnë këtë, sepse është projekt, për të cilin kanë vendosur fuqitë e mëdha.