OnePlus 6T debuton më 30 Tetor

E publikuar: 14/10/2018 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kohësh kemi qenë në dijeni se OnePlus 6T është pranë por tashmë kemi një datë zyrtare debutimi: 30 Tetor.


Një prej veçorive më të spikatura të telefonit do të jenë skaneri i shenjave të gishtërinjve. Sipas raportimeve të shumta, OnePlus 6T do të jetë i ngjashëm me paraardhësin në dizajn.

Megjithatë ndryshimi më i dukshëm do të jetë “notch” në krye të ekranit.


Gjithashtu është raportuar për tre kamera të pasme por zhgënjimi më i madh për përdoruesit do të jetë mungesa e portës 3.5mm të kufjeve.

CEO Pete Lau shpjegoi se kjo portë është hequr për të krijuar hapësirë për skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Telefoni do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 845 shoqëruar nga 6/8GB RAM dhe 64/128GB memorie të brendshme.

Çmimi i tij do të jetë afro 550 dollarë, 21 dollarë më shumë se OnePlus 6. /PCWorld Albanian