OnePlus 5 kalon në Android 8.0 Oreo

E publikuar: 11/01/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OnePlus lajmëroi ditën e sotme e Android 8.0 Oreo është i disponueshëm për OnePlus 5.

Ai vjen në formën e përditësimit Oxygen OS 5.0.1 i cili ofrohet ose përmes një njoftimi në telefon ose mund të shkarkohet nga downloads.oneplus.net.

Udhëzime e plota të instalimit manual do ti gjeni së bashku me skedarët e shkarkuar.

Përdoruesit e OnePlus 3 dhe 3T kanë pasur mundësi të shkarkojnë Oreo 8.0 që nga Nëntori ndërsa ende ofrohej si version eksperimental në OxygenOS 5.0.

Disa prej ndryshimeve të prekshme që sjell përditësimi janë: ndërfaqja e re e kamerës, përmirësime të Wi-Fi dhe jetëgjatësisë së baterisë, përditësime sigurie dhe rregullime gabimesh.

Përditësimi automatik do të ofrohet për një numër të vogël përdoruesish në ditët e parë. /PCWorld Albanian