Nutella kishte ofruar superzbritje, dhunë në mes klientëve në supermarketet franceze (Video)

E publikuar: 26/01/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zbritje e madhe e çmimit të Nutella ka çuar në skena të dhunshme në një zinxhir të supermarketeve franceze, pasi blerësit u përpoqën të merrnin më së shumti të këtij produkti të ëmbël.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, supermarketet Intermarche ofruan një zbritje prej 70% në Nutella, duke e ulur çmimin prej 4.50 euro në 1.40 euro.

he kur njerëzit kishin filluar të “kalonin kufijtë”, ishte thirrur edhe policia.

“Një grua i kishte tërhequr flokët një tjetrës, një grua e moshuar mori një kuti në kokë, një tjetër kishte një dorë të përgjakur”, ka thënë një klient për mediat franceze.

Një anëtar i stafit në një dyqan Intermarché në Francën qendrore tha për gazetën rajonale Le Progres: “Ne po përpiqeshim të shkonim mes klientëve por ata po na shtynin”. /Telegrafi/