Nusja e detyroi të veshte bluzën me fytyrën e saj, gjatë festimit të natës së beqarisë – kishte edhe një mesazh për ato që i afrohen (Foto)

E publikuar: 25/08/2018 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angela Watkins e ka stampuar fytyrën e saj në një bluzë, të cilën e ka detyruar ta veshë dhëndri Daniel Peel, derisa festonte me miqtë natën e fundit të beqarisë.

E frikësuar se ai mund ta tradhtonte, nusja 25-vjeçare përgatiti veshjen me mesazhin e veçantë, për t’i zmbrapsur të gjitha ato që i afrohen, transmeton Telegrafi.

“E dua të dashurën time dhe nuk i dua gratë këtu, andaj largohuni prej meje”, shkruan në pjesën e sipërme të bluzës, që e veshi Peel derisa po shëtiste në Skegness të Anglisë.

Madje, nusja është kujdesur edhe për një ofendim, ndaj ndonjë prej rivaleve që do ngacmonte partnerin e saj. “Pse të ha hamburger, kur kam mish në shtëpi” shkruan më tutje në bluzën, që e mbajti veshur ai.

Çifti që kanë së bashku tre fëmijë, do të shkojë drejt altarit në vendlindjen e tyre Rugby gjatë javës që vjen. /Telegrafi/