Nuk do të ketë më reklama me më pak se 10,000 shikues, YouTube i bllokon

E publikuar: 07/04/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

YouTube, është e vendosur të luftojë përmbajtjet ekstremiste dhe videot e pirateruara duke filluar me bllokimin e reklamimit për kanalet me më pak se 10,000 shikues.

Kompania tha se ndryshimet e reja nuk prekin ata që fitojnë para nga YouTube dhe nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhurat e gjeneruara.

Bllokimi i reklamimit nga kanalet me më pak se 10,000 shikues erdhi pas implementimit të kontrollit të fakteve nga Google në motorin e kërkimit.

Google tha se do të punësojë një staf i cili do të ndjekë nga afër përmbajtjet e padëshiruara në shërbimet si YouTube apo Google Search dhe jo të presë nga përdoruesit raportimin e tyre. Ky ndryshim i ka prekur edhe disa kompani të njohura si Tesco e McDonald.