Nuk pritej, Ylli Limani: Nuk e doja Eltonin si trajner në "The Voice"

E publikuar: 02/05/2018 03:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë gjatë një interviste për Pasdite në Top Channel, Ylli u shpreh se nuk ishte Elton Deda trajneri që ai donte. 

Asokohe u kthyen vetëm dy karrike, duke mos qenë asnjëri nga ata që donte Ylli si trajner as Miriami dhe as Alma.  

“Po desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk u kthye.Nëse do të ishin kthyer të katërt, kurrsesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm, shumë i rreptë, por ishte krejt e kundërta”, -tregoi Ylli. Aktualisht ai ka realizuar mjaft këngë të reja të cilat janë kthyer në hite./Gazeta Express/