Notat e lojtarëve, Liverpool – PSG: Sturridge më i miri, Salah dështim

E publikuar: 19/09/2018 01:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshje shumë emocionuese ishte ajo mes Liverpoolit dhe PSG-së që në fund nxori fitues anglezët me rezultat 3-2.

Liverpooli shënoi dy herë me Daniel Sturridge dhe James Milner, ndërsa PSG u kthye në lojë me golat e Thomas Meunier dhe Kylian Mbappe.

Golin e fitores e shënoi Firmino që gjeti rrjetën në kohën shtesë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Sturridge me notën 7.9.

Milner, Mane e Arnold u vlerësuan lartë.

Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë Mohamed Salah me 5.4.

Te PSG notë të lartë morën Meunier, Neymar e Mbappe. /Telegrafi/