Njoftim për tatimpagues – Korrigjimi i deklaratës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar

E publikuar: 22/07/2016 01:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KohaKorigjimitAdministrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët vlerësojnë se duhet të bëjnë korrigjime të deklaratës së TVSH-së, se këto korrigjime mund t’i bëjnë përmes Sistemit Elektronik – EDI dhe në zyrat përkatëse regjionale të ATK-së.

Korrigjimi i deklaratës së TVSH-së, për tre (3) vitet e fundit, përmes Sistemit Elektronik – EDI, mund të bëhet sa herë që tatimpaguesi vlerëson se duhet bërë një korrigjim i tillë;
Ndërsa, korrigjimi i deklaratës së TVSH-së, për periudhat para tre (3) viteve, përmes Sistemit Elektronik – EDI mund të bëhet vetëm një (1) herë. Mirëpo, nëse tatimpaguesi vlerëson se duhet të bëhet më shumë se një (1) herë korrigjimi i deklaratës së TVSH-së, atëherë, korrigjimet e tjera, bëhen vetëm në Zyrën përkatëse regjionale të ATK-së.