Njihuni me fotografin që udhëton nëpër botë për të shkrepur fotografi të bukura, nga të cilat fiton pagën gjashtëshifrore (Foto)

E publikuar: 28/03/2018 08:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njihuni me fotografin e pavarur paga e të cilët është gjashtëshifrore. Ai këtë e arrin duke bërë jetë luksoze në vende të ndryshme të botës, nga të cilat realizon edhe fotografi mbresëlënëse.

Jacob Riglin, 33-vjeç nga Richmond i Londrës, me fotografi kishte filluar të merret qysh kur ishte 16-vjeçar, dhe prej atëherë as për edhe një moment nuk e hoqi nga dora aparatin, transmeton Telegrafi.

Ai tani realizon imazhe mbresëlënëse nga e mbarë bota, dhe në profilin e tij në Instagram numëron rreth 690 mijë ndjekës.

Imazhet e shkrepura të Jacob dhe të dashurës së tij Hayley Vincent me të cilën është në lidhje për më shumë se dy vite, janë realizuar në disa nga destinacionet më të preferuara turistike siç janë kulla Eiffel në Paris, Taj Mahal në Agra të Indisë dhe ato mbi qytetin e New Yorkut.

“Me Hayley jemi takuar qysh kur ishim në shkollën e mesme, ndërsa në verën e vitit 2016 filluam lidhjen”, ka deklaruar Riglin.

Ai ka zbuluar mënyrën se si arrin t’i përballoj udhëtimet në destinacionet e shtrenjta, ku pak kush ka rastin t’i vizitojë këto vende.

“Shumicën e fotografive që i realizojë janë për kompani të mëdha si Amazon dhe BMW. Ata thjesht më paguajnë që të postoj fotografi të bukura”, ka shtuar Jacob. /Telegrafi/