Njësiti policor përdori mburojat dhe copëzat e bukës, për të larguar një mjellmë nga rruga (Video)

E publikuar: 30/03/2019 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjellmën që qëndronte në një rrugë të Inverclyde të Skocisë, njësiti policor e largoi duke përdorur mburojat e protestave dhe copëzat e bukës.

Shpezën agresive, ata e ndoqën për rreth gjysmë orë, që ta kthenin sërish në liqenin e parkut, prej nga ishte larguar më herët, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është hera e parë, që policët intervenojnë për të larguar shpezët nga rruga. Më parë kanë kthyer edhe rosat e një lumi” ishte komenti i pamjeve të shpërndara.

Mënyra e intervenimit dhe kujdesi ndaj mjellmës, është vlerësuar lartë nga shikuesit, që lavdëruan të angazhuarit që e përfunduan me sukses. /Telegrafi/