Njeriu më i gjatë në botë: Turku dy metra e gjysmë, përdori patericën kur arriti në aeroport (Video)

E publikuar: 19/11/2018 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sultan Kosen nga Turqia, që mbanë Rekordin e Ginisit për njeriun më të gjatë në botë, i ka befasuar të pranishmit e aeroportit të Los Angelesit.

Turku i gjatë dy metra e gjysmë, shfrytëzoi patericën dhe mbahej lehtë për një shoqërues, ndërsa lëvizte nëpër hapësirën e brendshme, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet pse 35-vjeçari shkoi në Shtetet e Bashkuara, pasi paraqitjet e tij në publik janë shumë të rrallë.

Për shkak se është i gjatë 251 centimetra, lëvizjen e ka shumë të vështirësuar, megjithëse nuk ka ndonjë sëmundje të lidhur me gjendjen fizike.

Kosen ka tri pozita në Librin e Rekordeve të Ginisit, për një njeriun më të gjatë të gjallë, shuplakën dhe shputën më të gjatë deri më tani. /Telegrafi/