Një gjykatë Amerikane ngrin të gjitha asetet e Bitconnect

E publikuar: 01/02/2018 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shteteve të Bashkuara i është siguruar një urdhër i përkohshëm për të ngrirë asetet e BitConnect.

Urdhri i dhënë nga Gjykatësi i Distriktit të Kentakit në SHBA, kërkon zbulimin e të gjitha adresave dhe portofoleve kriptografikë si dhe identiteteve e atyre që Bitconnect u ka dërguar monedha kriptografike në 90 ditët e fundit.

Bitconnect ka vetëm 10 ditë për të përmbushur kërkesën. Gjithashtu Bitconnect International, Bitconnect LTD, Bitconnect Trading LTD dhe Ryan Maasen janë të ndaluar të transferojnë asetet.

Urdhri vjen pas një padie të dytë ngritur ndaj Bitconnect pasi ky i fundit mbylli platformën e tregtimit dhe qiradhënies.

Platforma prej kohësh shihej si një skemë ponzi.

Dy javë më parë përmes një njoftimi në uebsajt, platforma tha se do të ndalonte aktivitetin si rezultat i presionit të lartë mediatik dhe sulmeve DDoS të vazhdueshme.

Komuniteti i monedhave kriptografike vazhdimisht ka akuzuar hapur Bitconnect për mënyrën e funksionimit ngjashëm me një skemë ponzi akuza të cilat kanë mbërritur deri tek themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin.

Platforma mbështetej në monedhën e quajtur BCC e cila tashmë është e pavlerë duke qenë se platforma e saj është mbyllur.

Bitconnect ishte një platformë ku përdoruesit mund të jepnin me “qera” monedhat e tyre virtuale dhe të fitonin pas deri në 40% të tyre dhe deri në .25% bonus ditor. /PCWorld Albanian