Një dritë e çuditshme shfaqet në qiell mbi Rusi

E publikuar: 29/09/2017 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rusët nga pjesa jugore e shtetit kanë nisur të emitojnë fotografi të UFO-ve, të cilat janë parë në qiell para disa ditësh.

Edhe pse në fotografi duket se në qiellin rus po fluturon një anije kozmike, shpjegimi i fenomenit të çuditshëm dëshmon për një raketë balistike interkontinentale.

Më saktë, në të njëjtën kohë kur ka ndodhur fenomeni në qiell, ushtria ruse po testonte një version të ri të raketës M, andaj në bazë të kësaj mund të shpjegohet edhe fenomeni.

Raketa ndonjëherë në qiell mund të shihet në formë të kupës, e ndonjëherë në formë të spirales. Nëse është e dukshme në formë të kupës, nënkupton se është në lëvizje, ndërsa pamja spirale duket shumë më interesante.