Nis intervistimi i Faton Mehmetajt nga Gjykata Speciale

E publikuar: 04/02/2019 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Hagë ka nisur intervistimi i Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së, nga Zona e Dukagjinit.

Mehmeti është nisur dje gjatë ditës për në Gjykatën Speciale. Ai ka qenë pjestari i fundit i UÇK-së që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Nuk dihet ende së në çfarë cilësie është ftuar Mehmetaj.

Që nga dërgimi i ftesave të para, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK’së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.

Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i është caktuar selia në Hagë, dhe merret me zbardhjen e krimeve të luftës, vrasjeve politike dhe krimeve tjera, që kanë ndodhur gjatë fundit të luftës dhe fillimit të paqes, përkatësisht viteve 1988-2000.

Faton Mehmetaj ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK’së dhe pasluftës në TMK. Për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të RTK’së. Ka botuar disa libra në mesin e tyre edhe për Shërbimet informative.