Ngriti kamionin në katin e pestë të ndërtesës me vinç gjigant, për ta befasuar të dashurën për ditëlindje (Foto/Video)

E publikuar: 15/09/2017 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një vajzë zgjohet nga gjumi, dhe jashtë dritares së dhomës së saj sheh një kamion i cili me ndihmën e një vinçi gjigant qëndron i varur në katin e pestë.

Elena nga Biisk i Rusisë, kurrë nuk kishte besuar se kur të zgjohet nga gjumi do ta presë një befasi e këndshme nga i dashur i saj Alexander, transmeton Telegrafi.

Ai kishte kërkuar ndihmën e një grupi inxhinierësh të ndërtimtarisë, të cilët i propozuan ta ngrit kamionin në katin e pestë me vinç i cili ishte dekoruar me tullumbace për hir të ditëlindjes së Elenës.

Ajo fillimisht dëgjoi një zhurmë që vinte jashtë dritares së dhomës, dhe kur u ngrit në këmbë mbeti e habitur kur pa një kamion të varur në dritare i cili ishte mbushur me tullumbace dhe shkruante “urime ditëlindja e dashur”. /Telegrafi/