Ngriten 60 aktakuza nga Prokuroria e Kosovës

E publikuar: 19/07/2019 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Shtetit e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë ngritur 60 aktakuza ndaj 66 personave.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit janë ndaluar 21 të tjerë.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit.

Prokurori i shtetit ka bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.