Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet djali nga Lipjani

E publikuar: 24/05/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë ka raportuar në policinë e Lipjanit se është ngacmuar nga ish i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, ku i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.