Nga viti 2021 fillon punën hoteli i parë luksoz në hapësirë, 9.5 milionë dollarë për 12 ditë qëndrim (Foto/Video)

E publikuar: 06/04/2018 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga viti 2021 të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe nuk hezitojnë të shpenzojnë miliona dollarë në pushime të paharruara, do të mund të kalojnë pushimet në një hotel në hapësirë.

Kompania amerikane me seli në Kaliforni, Orion Span, ka njoftuar se gjatë vitit 2021 do të fillojë punën stacioni hapësinor i shndërruar në hotel luksoz jashtë orbitës së Tokës, transmeton Telegrafi.

Por, të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë pamjet unike duhet të paguajnë një shumë të majme, dhe atë hiq më pak se 9.5 milionë dollarë për 12 ditë qëndrim.

Pushuesit do të kenë rastin ta testojnë zero gravitetin dhe të shijojnë pamje të Tokës, si dhe lindjen dhe perëndimin e diellit nga një vend që pak kush ka rastin ta shoh.

Ky hotel në hapësirë do të mund të akomodojë gjashtë persona, katër pushues dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit. /Telegrafi/