Nga gëzimi i madh që po e nxjerr për shëtitje, qeni fillon të vrapon në oborr duke e tërhequr zvarrë pronarin që e mbante në dorë litarin (Video)

E publikuar: 16/08/2018 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkujdesi ndaj një qeni kërkon shumë mund dhe kohë të lirë, pasi ata shumicën e rasteve duan të jenë të lirë duke shëtitur nëpër natyrë.

Dhe nganjëherë angazhimet e shumta të pronarëve, bëjnë që ata ta vuajnë agjendën e tyre të ngjeshur, duke qëndruar të mbyllur brenda shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kështu nuk ndodhi me një Dean Porter, 47-vjeç, i cili vendosi ta nxjerr për shëtitje qenin e tij gjigant që së fundmi i ka fituar hiq më pak se 40 kilogramë.

Por, qenit të tij nuk i pritej derisa të kalonte derën e oborrit të shtëpisë, dhe nga gëzimi i madh e tërhoqi zvarrë pronarin e tij kur filloi të vrapon, kjo për faktin se litarin e tij po e mbante Porter.

Pamjet e këtij momenti janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë që janë bërë virale në internet, ndërsa pronari i qenit si rezultat i rrëzimit ka pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/