Nëse do e shihnit sot këtë foto të Kim, do të kuptonit që na e ka treguar me kohë se 3 motrat janë shtatzënë

E publikuar: 30/09/2017 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo për faktin se janë të pakta fotografitë që duan të na tregojnë diçka më shumë, përtej pamjes së jashtme. Ja që paskemi gabuar. Në këtë foto Kim ka dashur që të na tregojë diçka, por ne sigurisht nuk e kemi vënë re.

Me shpejtësi është përhapur lajmi se Kim, Kylie dhe Khloe janë shtatzënë. Mes dyshimeve të mëdha që kishim, pas një kohe ata e konfirmuan vete lajmin se do të bëhen nëna, po ja që Kim na e ka treguar shumë më parë.

36- vjeçarja ka postuar një foto në Instagram që mban datën 3 shtator ku shkruan “Ne të treja” dhe aty ishin pikërisht ajo, Kylie dhe Khole, 3 nënat e ardhshme.

The 3 of us…
A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Në fakt për hir të së vërtetës, vështirë që të përqëndrohemi tek diçitura e fotos. Gjithsesi e kuptuam se duhet t’i shohim fotot e motrave më të famshme në një tjetër këndvështrim, përtej të dukshmes.