Nervozohet Haradinaj për mungesë të ministrave në mbledhje të Qeverisë

E publikuar: 04/05/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpos mungesës së shpeshtë në Kuvendin e Kosovës, ministrat kanë filluar të bojkotojnë edhe mbledhjet e qeverisë.

Mungesa e tyre e nervozoi tej mase kryeministrin Haradinaj, i cili madje paralajmëroi shkarkim të ministrave që munguan pa arsye në këtë mbledhje, raporton KTV.

E një nga ta që mund ta pësojë është edhe ministri i ri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, mungesa e të cilit e bëri nervoz shefin e qeverisë.

Mbledhja e Qeverisë ishte paraparë të mbahej nga ora 14.00 dhe në rend dite ishin 13 pika, e njëjta në mungesë të kuorumit u shty për të martën në orën 15.