Në Lepenc është gjetur trupi i policit Malsor Dashi

E publikuar: 03/05/2018 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga njësitë e kërkim shpëtimit sot është gjetur trupi i pa jetë i policit Malsor Dashi.

Siç njofton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi, përcjell Koha.net.

Ndërkohë, raportohet se po vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.