Në Klinikën Infektive pesë pacientë në gjendje të rëndë prej koronavirusit

E publikuar: 19/06/2020 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), sipas raportit 24 orësh janë të shtrirë 79 pacientë.

Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

“Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, thuhet tutje në raportin e Klinikës Infektive. /Gazeta Sinjali/