Në Greqi seksi kushton vetëm dy euro

E publikuar: 28/11/2015 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Athinës, Gregory Laxos, ka realizuar një hulumtim me më shumë se 17 mijë gra prostituta që operojnë në Greqi.

Rezultati i këtij hulumtimi është se gratë e reja prostituta në Greqi, po bëjnë seks për një çmim që është i barabartë me një sanduiç, transmeton Klan Kosova.

Gratë greke tani kanë u’a kanë zënë vendin edhe grave të Evropës Lindore, që më herët kanë dominuar në industrinë e prostitucionit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se seksi në Greqi ishte një nga më të lirët në Evropë.

“Disa gra shiten aq lirë sa një byrek me djathë, një senduiç sepse ato janë shumë të uritura”, u shpreh Laxos.

Çmimi i tyre tanimë ka rënë nga 50 euro për një seancë seksi gjysmë ore, në 2 euro.

Ajo se çfarë Laxos shqetësohet më shumë është numri i grave të reja të cilat ofrojnë seks me këtë çmim është vetëm duke u rritur.

Prostitucioni është legal në Greqi por vetëm në bordele të cilat janë të licencuara. Por rreth 18,500 prostituta profesionin e tyre e ushtrojnë në rrugë.

Mosha e grave të cilat mirren me prostitucion është në mes të 17 dhe 20 vjeç.