Ndodh edhe kjo, rrjeta 300 metra e gjatë e merimangave mbulon zonën e gjelbëruar të bregut perëndimor në Greqi (Foto/Video)

E publikuar: 21/09/2018 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti i nxehtë, lagështia e ajrit si dhe ushqimi i mjaftueshëm kanë bërë që të pushtohen plazhet nga insektet e ndryshme siç janë mushkonjat. Dhe aty ku ka mushkonja ka edhe merimanga, dhe kështu në Greqi kanë arritur të krijojnë skenë të frikshme, ku kanë bërë një rrjetë të gjatë prej 300 metrave.

Një sipërfaqe e gjerë e gjelbëruar është mbuluar e tëra më rrjetë të merimangës. Ekspertët thonë se ky është një fenomen sezonal që e shkaktojnë merimangat  e llojit tetragnath, transmeton Telegrafi.

Maria Cazaki, profesoreshë e biologjisë dhe gjenetikës në Universitetin “Democrit”, ka deklaruar se temperaturat e larta, lagështia e mjaftueshme dhe ushqimi i bollshëm kanë krijuar kushtet ideale për riprodhimin e kësaj specie në numër të madh.

“Duket sikur merimangat i shfrytëzojnë këto kushte dhe u duket disi argëtuese, ato rreziten, riprodhohen dhe krijojnë një brez tërësisht të ri”, ka shtuar profesoresha. /Telegrafi/