Ndërron jetë “Romeo i Riminit” që kishte pasur marrëdhënie intime me 6 mijë femra (Foto)

E publikuar: 29/09/2018 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Zanfanti, 63-vjeç i cili gjatë viteve të ’80-ta quhej si “dashnori më i suksesshëm italian”, ka ndërruar jetë gjatë aktit seksual me një turiste 40 vite më të re se ai.

Romeo nga Rimini siç e kanë quajtur, lavdërohej që nga mosha 17-vjeçe e deri në momentin e fundit kishte pasur marrëdhënie intime me më shumë se 6 mijë femra, transmeton Telegrafi.

Si promotor i klubit të natës “Blow up”, ai kishte për detyrë të josh femrat të futen në këtë klub. Më vonë është zbuluar se gjatë një sezoni turistik kishte pasur marrëdhënie seksuale me 200 femra. Madje disa prej tyre ishin kthyer gjatë vitit të ardhshëm për pushime në Itali, dhe atë enkas për të.

Ai ka ndërruar jetë sot (e premte), kur pësoi sulm në zemër gjatë aktit seksual me një turiste 40 vite më e re se ai, në karriget e pasme të veturës. Ndërsa vajza e shokuar me atë çfarë kishte ndodhur i kishte telefonuar autoambulancës, por mjekët vetëm sa e kanë konfirmuar vdekjen.

Mediat italiane raportojnë se ai ka ndërruar jetë duke bërë atë “që dinte më së miri ta bënë”. Zanfanti dimrin e kalonte në Skandinavi, ku punonte për agjencitë turistike. Por për shkak të faktit se kishte pasur lidhje intime me shumë femra, një qytet në Suedi i ka bërë një statujë të dyllit.

Edhe pse kishte një trup atleti, ai gjithmonë deklaronte se kurrë nuk ka ushtruar në palestër, duke u arsyetuar se “ushtrimet i kryente në shtrat”.

Kryetari i Riminit ka përkujtuar Zanfantin, duke thënë se ka “vdekur legjenda e jetës së natës”. Por edhe vetë Zanfantini shpesh thoshte, se ai kishte bërë më shumë për turizmin sesa disa agjenci të mëdha turistike. /Telegrafi/