Ndaloi në mes të autostradës, shkaktoi rrotullimin e dy kamionëve (Video)

E publikuar: 08/04/2018 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kamerat e sigurisë kanë kapur manovrat e shoferit të papërgjegjshëm, që ndaloi para një hyrjeje, që për pasojë një kamion i mbushur me mallra, ra në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.

Brenda sekondash, një tjetër humbi kontrollin, teksa provonte ta evitonte përplasjen. Çuditërisht, makina arriti të largohet në rrugën dytësore, pa pësuar asnjë gërvishtje.

Rruga mbeti e mbushur me pemë që ranë prej rimorkios, si dhe benzina që rrodhi nga njëri prej rezervarëve. Pos dëmtimeve që pësuan kamionët, asnjë prej shoferëve të tyre nuk pësoi ndonjë lëndim.

Forcat e rendit, janë duke për përpjekje në identifikim e shoferit që shkaktoi aksidentet. /Telegrafi/