Ndalohet ngrohja me qymyr nëpër shkolla

E publikuar: 14/08/2018 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkollat në Kosovë nuk do të ngrohen me qymyr në dimrin e sivjetëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndalimin e ngrohjes me thëngjill nëpër institucionet edukativo-arsimore.

Kjo, sipas ministrisë, po bëhet për shkak të mbrojtjes së ambientit dhe zvogëlimit të ndotjes së ajrit.

Në vendimin e publikuar nga MASHT thuhet se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë të obliguara të njoftojnë shkollat me kohë para sezonit dimëror.