Ndahen komisionet e Kuvendit

E publikuar: 20/09/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të mbajtur sot, ka caktuar komisionet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë në komisionet për legjislacion, arsim, punë dhe mirëqenie sociale dhe atë për AKI-në, raporton Koha Ditore.

LDK-ja do të drejtojë komisionet për buxhet, punë të jashtme dhe atë për financa publike.

Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime do të kryesohen nga PDK-ja, derisa AAK do të kryesojë në komisionin për bujqësi, Nisma atë për siguri, derisa Lista Serbe atë për komunitete dhe kthim.

Grupi parlamentar 6 Plus do të drejtojë Komisionin për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore.