Napoli – Juventus: Ronaldo lojtari më i dobët në fushë, sipas gazetës italiane

E publikuar: 18/06/2020 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ishte fitues në 11 finale radhazi dhe klubin dhe kombëtaren nga gushti i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2019.

Kupa e Italisë mund të mos ketë qenë synimi kryesor i Ronaldos, por gjithsesi disfata e ka lënduar, transmeton Gazeta Express.

U pa qartë se Ronaldo ishte i tërbuar për faktin se nuk e pati mundësinë as të gjuajë nga pika e bardhë bile gjatë penalltive në humbjen e Juventusit 4:2 ndaj Napolit në finale e së mërkurës në Stadiumin Olimpik të Romës.

Kjo për shkak se Paulo Dybala dhe Danilo i kishin humbur penalltitë në fillim dhe Ronaldos s’i erdhi rendi asnjëherë.