Naim Malaj: “Jo. Nuk ka fluks të kosovarëve në Zvicër”

12.03.2015 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Naim Malaj: “Jo. Nuk ka fluks të kosovarëve në Zvicër”

Intervistë e Ambasadorit Naim Malaj në gazetën zvicerane “Le Temps”

Gazeta e përditshme zvicerane “Le Temps”, boton një intervistë me Ambasadorin Naim Malaj në rubrikën e saj MIGRIMI me titull
“Jo. Nuk ka fluks të kosovarëve në Zvicër” të zhvilluar nga gazetarja Valérie de Graffenried. Po e sjellim të plotë.

Gazetarja: Valérie de Graffenried
Hyrja nga “Le Tepms”: Ndërsa rreth 30 mijë  kosovarë janë dyndur në Gjermani, Naim Malaj Ambasador i Kosovës në Bernë, thotë se Zvicra nuk është prekur. Ai akuzon rrjetet ndihmëse për kalim kufiri.
Kosova përballet me një eksod të jashtëzakonshëm. Që nga janari i këtij viti, rreth 30.000 kosovarë janë dyndur në Gjermani, ndërsa në vitin 2014 ishin vetëm 7000. Tash janë tejmbushur qendrat e azilit me kërkues azili. Vetëm në janar, në këtë shtet kanë kërkuar 3630 persona  azil kundër një mesatare prej 744 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Landet që më së shumti ka pasur kërkesa për azil si Bavaria, Baden-Württemberg, Saksonia e Ulët, North Rhine-Westphalia – kanë vendosur që kërkesat të trajtohen me procedurë të përshpejtuar. Në vitin 2014, nga 100 kërkesat, vetëm një është pranuar, ndërsa në janar 0.3%.
Ambasadori Naim Malaj, që përfaqëson Kosovën në Bernë, shpjegon se përse Zvicra nuk është prekur nga kjo dukuri migrimi.
“Le Temps”: A është vërejtur një fluks në rritje në Zvicër? Gati 100.000 kosovarë kanë lënë vendin që nga dhjetori…

Naim Malaj: Jo. Nuk ka fluks të kosovarëve në Zvicër. Numrat janë shumë të ulët. Ka pasur 112 aplikacione për azil nga Kosova në muajin janar, 30 në muajin shkurt. Kosovarët e dinë se Zvicra, tashmë qe dy-tri vjetë, e konsideron Kosovën si një “vend të sigurt”, kështu që ata nuk vijnë sepse shanset e tyre për marrjen e azilit janë minimale.

Në atë kohë, kam pasur një diskutim me Mario Gattiker, kreun i Zyrës Federale për Migracion (tani Sekretari i Shtetit për Migrim, shënimi i red.). Unë e kam mbështetur vendimin e autoriteteve zvicerane për të konsideruar Kosovën si një “vend të sigurt”. Ka pesëmbëdhjetë vjet, që Zvicra është treguar shumë bujare dhe mikëpritëse kur ka qenë e nevojshme. Por sot nuk ka persekutim politik: ata që e lëshojnë vendin e bëjnë këtë për arsye ekonomike, që më vjen shumë keq.

Le Temps: Un tel afflux a-t-il été observé en Suisse? Près de 100 000 Kosovars auraient quitté le pays depuis décembre…

“Le Temps”: Por si e shpjegoni ju këtë eksod të papritur në Gjermani?

Naim Malaj: Ky rezulton kryesisht nga një rrjet trafikantësh kosovarë dhe serbë, duke i nxjerrë ata jashtë nëpër Serbi e Hungari. Ky është një biznes fitimprurës: këta trafikantë i kanë nxitur kosovarët të largohen nga vendi dhe i kanë berë ata të paguajnë 400 deri në 2000 euro. Nga fundi i vitit të kaluar, ata kanë bërë propagandë përmes thashethemeve, që të shkojnë në Gjermani, sepse ajo është më bujare për dhënien e azilit. Gjë që nuk është e vërtetë. Kosovarët arritën atje të zhgënjyer. Disa janë kthyer me avion, të tjerët  pokthehen vetë, sepse ata janë të vetëdijshëm se nuk mund të gjejnë vendin e punës që e kanë shpresuar. Kontrabandistët i kanë gënjyer. Ju mund të imagjinoni se nëse kosovarët kishin arsye të vërtetë që të largohen nga vendi, ata do ta synonin sidomos Zvicrën, e cila ka një diasporë të madhe. Kjo situatë është e trishtuar.
“Le Temps”: Mos po bëni një lojë fjalësh? Ju flisni për njerëzit që aplikojnë për azil. Por sipas agjencisë së lajmeve shqiptare Presheva Jonë, me qendër në Gjenevë, nga Kosova në Zvicër kanë ardhur ilegalisht 7000-8000 veta, shumica shqiptarë nga Kosova, duke mos u paraqitur për aplikim në qendrat e azilit. Ju, a i demantoni zyrtarisht këto shifra?

Naim Malaj: Po e demantoj. Kjo nuk është serioze. As autoritetet zvicerane nuk kanë konstatuar një fluks të tillë. Nëse njerëzit kanë ardhur në mëynyrë të paligjshme dhe rrinë ilegalisht, ju do ta vinit re patjetër praninë e tyre në rrugë, sidomos kur përmendet një shifër e tillë kaq e lartë! Kjo është absurde.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kjo është lista e deputetëve që kanë nënshkruar kërkesën për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Kjo është lista e deputetëve që kanë nënshkruar kërkesën për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër