Mustafa vlerëson Kuvendin e VIII zgjedhor si demokratik

E publikuar: 31/05/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isa Mustafa, ka folur pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDK-së, ai i ka vlerësuar si demokratike zgjedhjet e sotme si dhe është shprehur i sigurte për fitorën zgjedhjeve të ardhshme, derisa, nuk i ka komentuar deklaratat e kundër kandidateve.

Ai ka shtuar se delegatët kanë qenë të vetëdijshëm për votën e tyre dhe se ai nuk ka bërë fushatë dhjetë ditore, që siç ka thënë ai, disa të tjerë e kanë bërë.

“Delegatët që ishin këtu, ishin të vetëdijshëm për votën e tyre. Ata më kanë votuar gjithmonë, në përjashtim të dy apo tre personave. Unë nuk kam bërë fuhatë 10 ditore nëpër media e vende të ndryshme, siç kanë bërë disa të tjerë”, është shprehur Mustafa. Isa Mustafa është rizgjedh kryetar i partisë së LDK-së edhe për një mandat.
/Gazeta Tribuna/