Mungesa e gjumit dëmton aftësinë riparuese të qelizave të trurit

E publikuar: 05/03/2019 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kohës kur jemi zgjuar, qelizat e trurit tonë grumbullojnë pjesë të dëmtuara të ADN-së dhe ato mund të grumbullohen në sasi të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme.

Sidoqoftë, truri ynë freskohet çdo natë pasi qelizat e kryejnë procesin e riparimit të vetes dhe i rregullojnë substancat që mund të jenë mbledhur gjatë ditës.

Studimi i ri, në të cilin janë analizuar qelizat në trurin e peshkut, na ndihmon të kuptojmë pse e kalojmë një të tretën e jetës në gjumë dhe pse ky proces është kaq i rëndësishëm.

Mungesa e gjumit është e dëmshme për aftësitë njohëse. Profesori Lior Appelbaum ka vërejtur se neuronet në trurin e peshkut e kanë kryer procesin natyror të riparimit të vetes gjatë kohës kur kjo krijesë ka qenë në gjumë.

Sipas autorëve të këtij studimi, përpos gjërave të dëmshme, siç është ekspozimi ndaj rrezatimit, trurin mund ta dëmtojë edhe aktiviteti normal i tij, prandaj gjumi i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për të pasur qeliza të shëndosha të trurit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.