Mourinho “thumbon” Guardiolan: Me Mesin fitojnë të gjithë

E publikuar: 18/03/2016 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anglia po “fërkon duart”. Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola pritet të jenë kundërshtarë me njëri-tjetrin sezonin e ardhshëm.
Por, ende pa nisur edicioni i ri dhe teknikët të jenë në krye të skuadrave të tyre, portugezi ka menduar të mbajë të ndezur atmosferën. Ai ka thumbuar Pep Guardiolën sa u përket sukseseve që ka arritur me Barcelonën në Ligën e Kampioneve.

“Që një skuadër të jetë e suksesshme, nuk duhet të jetë vetëm e fortë në të gjitha repartet. Duhet të ketë edhe futbollistë të jashtëzakonshëm, që bëjnë diferencën individualisht. Janë ata që zgjidhin situatat në ndeshjet më të vështira, apo atëherë kur pjesa tjetër e ekipit nuk po paraqitet si duhet”, u shpreh Mou.

“Lojtar i tillë është Lionel Mesi. Me të në ekip mund të fitosh shumë thjesht trofe. Ose, më saktë, është më e lehtë të fitosh Champions-in me Leon, sesa kur je kundër tij. Prej tij kanë përfituar edhe trajnerët. Për ta vërtetuar këtë mund të shikoni statistikat. Mesi e ka fituar kompeticionin europian me tre teknikë të ndryshëm. Besoj se secili prej tyre ka pasur pak në dorë, pasi në fushë ka udhëhequr lideri i skuadrës”, shtoi ai.

Kohët e fundit u përfol se Van Gal mund të qëndronte, por duket se ka qenë alarm fals.

“Unë kam vendosur të mos e bëj publik emrin e klubit që do marr. Jam me fat që, pasi u largova nga Çelsi, pata disa mundësi shumë të mira. Në mesin e muajit korrik do jem duke kryer fazën përgatitore me ekipin e ardhshëm. Kjo është e sigurt”, përfundoi deklaratën e tij “Speciali”, që do jetë në krye të Mançester Junajtid, ndërsa rivali i tij Pep