Montblanc Summit 2 është ora e parë inteligjente me procesorin Snapdragon Wear 3100

E publikuar: 16/10/2018 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Montblanc u bë kompania e parë e cila lançoi një orë inteligjente me procesorin e ri të Qualcomm prezantuar muajin e kaluar.


Montblanc Summit 2 është në shitje nga dita e sotme për 995 dollarë dhe vjen me procesorin Snapdragon Wear 3100 dhe versionin e fundit Google Wear OS.

Ora është rezistente ndaj ujit në 50 metër thellësi dhe vjen me 8GB memorie, GPS dhe NFC.


Në të djathtë të kasës 42mm gjenden dy butonë të programueshëm dhe një kurorë.

Falë Snapdragon 3100 Montblanc premton një javë jetëgjatësi bateri për Summit 2.

Në mesin e aplikacioneve  të orë janë Timeshifter, Travel Info, dhe një aplikacion fitnesi Running Coach.

Ora ka një çmim standard prej 995 dollarësh ndërsa me rripin premium milanese kushton 235 dollarë më shumë. /PCWorld Albanian