Monaco nuk e ka të sigurt Dalbertin, tri skuadra tjera në garë për brazilianin

E publikuar: 31/05/2018 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i majtë brazilian i Interit, Dalbert nuk ka bindur drejtuesit zi kaltër për të vazhduar qëndrimin në Milano.

Braziliani iu bashkua Interit vitin e kaluar nga skuadra franceze Nice për shumën e 20 milionë eurove.

Por Dalbert nuk ka arritur të luaj më shumë se 13 ndeshje në Serie A duke mos e bindur trajnerin Luciano Spalletti.

Interi po mendon shitjen e tij dhe Monaco dukej skuadra favorite për transferimin e lojtarit.

Klubi francez e kërkoi si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.

(Getty Images)

Por gara për ta transferuar brazilianin është rritur dhe ky është një lajm i mirë për Interin.

Roma në Serie A po e kërkon lojtarin si zëvendësues të Aleksander Kolarov.

Ndërkohë Dalbert po kërkohet edhe në Gjermani nga ish-trajneri i tij Luciane Favre që ka marrë drejtimin e Dortmundit.

Së fundmi garës iu ka bashkuar edhe skuadra angleze Southampton që duket se do të mbetet pa Ryan Bertrandin.

Interi po mendon të pranojë një ofertë më të ulët se 20 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/