Momenti kur një aeroplan pasagjerësh ngrihet gati vertikalisht, si një raketë (Video)

E publikuar: 09/05/2018 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse keni menduar se një ngritje drejt qiellit vertikale mund ta bëjnë vetëm aeroplanët luftarakë dhe raketat, duhet të mendoni përsëri.

Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, së paku në bazë të asaj që shihet në këto pamje, këtë mund ta bëjnë edhe aeroplanët e udhëtarëve.

Bëhet fjalë për pamje të cilat tregojnë një aeroplanë të një linje tregtare që kryen një ngritje pothuajse vertikale – që ngrihet lart gati vertikalisht – brenda një çasti të largimit nga toka.

Siç bëhet e ditur, aeroplani në fjalë ishte një A350-900XWB – i pajisur me motorë Rolls-Royce.

Pamjet thuhet se u ngarkuan në internet dhe kanë marrë qindra komente, kryesisht nga adhuruesit e impresionuar të aviacionit.

Airbus e përshkruan A350-900 si diçka artistike. “Ky aeroplan strehon 325 pasagjerë në një konfigurim standard tre klasësh dhe komoditet që siguron që të gjithë në bord të gëzojnë një fluturim të këndshëm”. /Telegrafi/