Momenti kur mbretit saudit Salman i prishen shkallët elektrike të lara në flori, derisa zbret nga aeroplani (Video)

E publikuar: 06/10/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizita e mbretit saudit Salman në Rusi nuk filloi ashtu siç ishte planifikuar, pasi derisa po zbriste shkallëve elektrike nga aeroplani, mbeti në pozitë të palakuar kur shkallët lëvizëse të lara në flori u prishën dhe e detyruan të vazhdoj rrugëtimin deri në tokë në këmbë.

Ky moment nuk i shpëtoi objektivit të kamerave të medieve botërore, ku shihet mbreti Salman derisa po zbriste në tokë me ndihmën e shkallëve lëvizëse të cilat në një moment u ndalën, kurse ai mbeti i habitur për më shumë se 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

Dhe kur e kuptoi se ato vërtetë u prishën dhe nuk po lëvizin, vendosi ta vazhdojë rrugëtimin në këmbë.

Ai është pritur nga presidenti rus Vladimir Putin, kurse ky është monarku i parë sauditë që ka vizituar Rusinë. /Telegrafi/