Momenti kur ‘Grupi i kosovarëve’ vret dy persona në Siri

E publikuar: 12/08/2019 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa kosovarë që iu bashkuan shtetit terrorist islamik ISIS në Siri, kanë mbetur ende aktiv atje me një njësi të tyre të vetmen që ka mbetur etnike në vendet e luftës ku po operon ISIS.

Grupi i cili akoma po operon në Siri si pjesë e ISIS, quhet ‘Grupi i Depërtimit’, ai njihet si grup vetëm etnik i kosovarëve.

Metro ka siguruar një video nga një aksion i këtij grupi ku shihet teksa bombardojnë dhe vrasin 2 persona, sulmi ndodhë në Lataka të Sirisë me 29 qershor të këtij viti.

Ky grup po vazhdon luftën në Siri si pjesë e ISIS dhe njihet si grup më i tmerrshëm që ka mbetur akoma aktiv atje, ata janë të përgatitur ushtarakisht dhe kanë shumë aftësi, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë me dije një hulumtim amerikan të cilin e ka realizuar Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prania e fundit aktive e xhihadit nga rajoni në Siri, është një njësi etnike shqiptare brenda HTS, xhemati alban është një ‘Katiba’ (njësi luftarake) e përbërë nga luftëtarë etnik shqiptar që veprojnë për rreth krahinës veriperëndimore siriane në Idlib” thotë raporti, transmeton Gazeta Metro.

Luftërat e tjerë nga Ballkani Perëndimor vazhdojnë luftën në Siri të bashkuar me njësi tjera, kurse shqiptarët vazhdojnë të vetëm si njësi mono-etnike, si të aftë dhe të përgatitur ushtarakisht.

“Luftëtarët e etnive tjera të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të luftojnë me HTS, por shqiptarët etnik duket se janë të vetmit nga rajoni që akoma funksionojnë si një njësi mono-etnike me strukturën e saj komanduese, kjo mund të jetë treguese e një numri mjaft të madhtë luftëtarëve dhe aftësive të përshtatshme ushtarake”, thotë raporti, transmeton Gazeta Metro.