MKRS ngushëllon për vdekjen e Art Kurtit

E publikuar: 24/04/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e aktorit Art Kurti.

Kurti vidq sot në Gjakovë në rrethana ende të pasqaruara.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi

Ministri Kujtim Gashi e çmoi talentin e aktorit të ri duke thënë se puna e tij e ka bërë të respektuar në komunitet

“Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë”, thuhet në komunikatë.

Për vdekjen e Kurtit reagoi edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ishte mysafir në serialin ‘O sa Mirë’.

“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, shkroi Veseli./kallxo.com/