Misteri i mamasë që nuk shton peshë, edhe pse i ka qejf ushqimet e shpejta dhe nuk bën asnjë stërvitje – ekspertët kanë vendosur kamera në shtëpinë e saj (Foto)

E publikuar: 03/11/2017 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë nga Londra që rregullisht ushqehet me ushqime të shpejta dhe djathë dhe nuk shton në peshë, far pa u stërvitur, është studiuar nga shkencëtarët në një dokumentar të ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Anne-Marie Martin, 42 vjeçe, e cila as që brengoset për dietë dhe është e njohur për të vizituar McDonald’s tre ose katër herë në javë.

Ajo është përcjellë nga kamerat për pesë ditë, pjesërisht nga kamera të cilat ajo e dinte se ishin të vendosura, por edhe nga disa për të cilat ajo nuk kishte njohuri.

Dhe ajo, një të ushqyer të tillë nuk e ka vetëm tani. Madje, siç thuhet më tej, miqtë e quanin “Kuti mbeturinash”, për shkak të sasisë së ushqimit që ajo hante.

Trupi i saj i hollë ka qenë një “mister” për njerëzit që e rrethojnë, si për miqtë, familjen dhe kolegët e mrekulluar në aftësinë e saj për të mbajtur një figurë të tillë, pavarësisht nga zakonet e saj.

Pra, si t’i shpjegoni veprimet e saj, gjegjësisht mos shtimin e peshës nga ajo?

Ndërsa eksperimenti vazhdonte, dalin disa të dhëna dhe përfundime interesante.

Pas dy ditësh, vihet re se as Anne-Marie ose burri i saj Yemi nuk hanë “ushqime të lehta” gjatë gjithë ditës.

Po, ajo bashkë me burrin e saj mund të duken sikur hanë ushqim të mjaftueshëm për katër vetë, por nuk kanë çipsa dhe çokollata në veturë, ose në divan gjatë mbrëmjeve.

“Nuk është thjesht një zakon që e kam pasur ndonjëherë”, thotë Anne-Marie.

Gjithashtu, çfarë ka bërë përshtypje është fakti se ata nuk janë “ngrënës të pasionuar”.

Gjithashtu, interesant – dhe kjo është kapur nga ekspertët me shije – ata as nuk pinë shumë alkool.

Madje Yemi nuk pi asnjë gotë. E Anne-Marie mund të konsumojë një gotë në mbrëmje, por thotë se edhe kjo ndodh rrallë. /Telegrafi/