Miratohet në lexim të parë Projektligji për buxhetin 2020

E publikuar: 14/03/2020 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 63 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në lexim të parë Projektligjin për buxhetin 2020.

Tani, komisionet përkatëse parlamentare, kanë nisur punën për amendamentimin e ndryshimeve të këtij projektligji dhe pritet që të kthehen në seancë për të miratuar në lexim të dytë buxhetin.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi propozoi mocion që me procedura të përshpejtuara të shqyrtohet Projektbuxheti për vitin 2020, për shkak të situatës së krijuar pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirusin e ri.

Pasi shefat e grupeve parlamentare zhvilluan konsulta me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, partitë në pushtet, u kthyen në seancë dhe votuan mocionin për shmangie të procedurave. Mocioni u votua me 63 vota për, pa prezencën e opozitës, të cilët thanë se qeveria po mundohet ta shfrytëzojë situatën e krijuar me koronavirusin, për ta kaluar buxhetin.