Ministrin Hoti, u takua me përfaqësues të Institutit KAF

E publikuar: 06/07/2015 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësues të Institutit KAF u takuan me Ministrin e Financave, z.Avdullah Hoti me qëllim të diskutimit për bashkëpunim në mes të dy institucioneve.

Ministri i Financave shprehi gadishmërinë e plotë për bashkëpunim me Institutin KAF në drejtim të zhvillimit të profesionit duke u fokusuar në pjesën e trajnimeve çertifikuese, EVP (Edukim e Vazhdueshëm Profesional) si një kërkesë e domosdoshme për avansimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit.

Një temë tjetër që u hodh në diskutim ishte çështja e përpilimit të programit çertifikues për auditor të brendshëm, duke theksuar me ç’rast nevojën për bashkëveprim.