Ministri Zemaj, jep detaje për fillimin e sezonës së dasmave

E publikuar: 13/06/2020 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri Armend Zemaj u vizutua sot nga kryetari Varis Xhejlani dhe Nënkryetari Omer Macun bashkë me perfaqësuesit e salloneve të dasmave.

Tema kryesore e takimit ishte i paqartësive rreth sezonës së dasmave, e cila paraqet një rëndësi të madhe për Ekonominë e vendit dhe për qytetarët tanë të cilët vijnë nga Diaspora.

Ministri Zemaj, ka dhënë një mesazh pozitiv rreth fillimit të sezonës së dasmave dhe deklaroi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në qoftë se nuk ndodh ndonjë incident të papritur, deri në fund të javës së ardhshme mund të marrin vendimim e shumë pritur në lidhje me Sezonën e Dasmave.