Ministri Mustafa takon ambasadoren e Kroacisë

E publikuar: 14/02/2019 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Maria Kapitanovic.

Ministri Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanovic për prioritet e ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës.

Ambasadorja Kapitanovic theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës./Infosot/